Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 12:35
Kurti: Afatet po rrjedhin, në fund të korrikut duhet ta kemi Kuvendin e konstituuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se synojnë që Kuvendi i ri të konstituohet brenda muajit korrik, në përpjekje për të kapur afatin kushtetues dhe për të hapur rrugën drejt formimit të institucioneve të reja.

Deklaratat Kurti i bëri pas takimit që zhvilloi për afro dy orë me presidenten Vjosa Osmani, të mërkurën, në kuadër të raundit të takimeve që ajo po zhvillon me liderët politikë për të tejkaluar krizën institucionale që ka bllokuar Kuvendin.

“Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet ta kemi konstitumin e Kuvendit. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit e me konsultime konstruktive dhe me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, që më pastaj të fillojmë për formimin e Qeverisë”- tha Kurti pas takimit që zgjati plot dy orë.

Ai tha se me presidenten u diskutuan të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit dhe vlerësimin e situatës aktuale politike.

Më shumë nga Lajme

  • 10:44331 shërbime emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit, 25 persona u lënduan në aksidente
  • 10:43Obiliq: Babai raporton në polici se u sulmua fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur
  • 10:42Dyshohet se në vazhdimësi u rrah nga bashkëshorti i saj në Skenderaj, gruaja me fëmijët dërgohet në strehimore
  • 10:38Rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP nis hetimin në Korçë
  • 10:34William Walker u nis letër liderëve kosovarë: Propozoj Faton Bislimin për President të ri!