Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 15:15
Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

Imami i Xhamisë së Vogël në Gjilan, Naser Halimi, është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, teksa po shkonte në xhami për ta falur namazin e sabahut. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në emergjencë.

Rastin e ka bërë të ditur vetë imami përmes një postimi në Facebook, ku ka përshkruar përvojën e tij, duke thënë se përveç lëndimeve fizike, ka përjetuar edhe trauma nga sulmi.

Në reagimin e tij, imami u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa për trajtimin e qenve endacakë, duke vënë në pah rrezikun që, sipas tij, ata paraqesin për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Me prioritet jetën e Njeriut!

Sot në mëngjes, ka po shkoja për në xhami për ta falur namazin e sabahut, u sulmova nga qentë endacakë.
Si pasojë e sulmit të qenve, unë morra lëndime trupore, përgjakje, shtypje…!
Përveq lëndimeve në trup, kam fituar edhe trauma, ngase me të vërtetë ka qenë thuaja se një luftë fyt a fyt me qentë endacakë.
Në orët e hershme të mëngjesit mora trajtim nga stafi mjeksor i emergjencës të cilët i falenderoj për reagim dhe korrektësi!
Po ashtu, i falenderoj edhe disa qytetarë të cilët reaguan për ta ndaluar më të keqen e mundëshme.

Reagim: U bëj thirrje organëve kompetente që të merren seriozisht për trajtimin e qenve endacakë të cilët janë bërë rrezik potencial për jetën e qytetarëve!
N.H

endacakëqentëimami

Më shumë nga Lajme

  • 16:09Ambasadori i ri amerikan shkon në SPAK, shfaqet krah kryeprokurorit
  • 16:08Shefi i UNMIK-ut për rastin në Gjilan: Tregues i kostos shkatërruese njerëzore të dhunës me bazë gjinore
  • 16:07Këshilla nga AMK për kontrollimin e cilësisë së arit para se të blihet
  • 15:36Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
  • 15:18Dy senatorët amerikanë Durbin dhe Shaheen të hënën vizitojnë Kosovën