Deputeti shqiptar në kantonin e Gjenevës, Leonard Ferati, ka deklaruar se është përballur me kritika nga partitë e së djathtës ekstreme në Zvicër për mbështetjen publike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke folur në Klan Kosova, Ferati tha se disa persona e kanë akuzuar për mbështetjen ndaj atyre që ata i konsiderojnë kriminelë lufte, por theksoi se këto kritika nuk e kanë penguar.



