Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kur do t’i shpall KQZ rezultatet përfundimtare?

GD
Gazeta Demos20 tetor 2025 në 17:05
Kur do t’i shpall KQZ rezultatet përfundimtare?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale, të cilat u mbajtën më 12 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas përfundimit të aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit, procesi i numërimit të votave jashtë Kosovës do të përmbyllet gjatë ditës së hënë, për t’i hapur rrugë numërimit të votave të fundit nga votimi e kusht.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të aktiviteteve të cilat duhet të zhvillohen pas ditës së votimit për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

Ai kujtoi se gjatë javës së kaluar në 38 Qendrat Komunale të Numërimit brenda 6 ditë janë verifikuar rezultatet për 2,571 vendvotime të rregullta nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, si dhe është bërë numërimi i votave të kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Elezi tregoi se KQZ planifikon që gjatë ditës së hënë të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës dhe pas tyre planifikohet të numërohen edhe votat e fundit, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Gjatë ditës së sotme, e hënë, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, një proces i cili ka filluar të premten pasdite. Pas tyre, në radhë për tu numëruar janë fletëvotimet që i takojnë votimit me kusht, i mundësuar në 54 vendvotime me kusht në 38 komuna dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile. Në votimin me kusht janë më shumë se 2,100 zarfe me fletëvotime që i takojnë dy lloje të zgjedhjeve, ndërkaq numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,400”, tha Elezi.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me rezultatet.

Procesi mund të zgjasë disa ditë deri në certifikimin, apo përmbylljen përfundimtare të procesit zgjedhor.

KQZrezultatet

Më shumë nga Lajme

  • 20:55​Kuçi: Premtimi i Vuçiqit për punësim në BIA, model për kontroll politik dhe presion ndaj shqiptarëve në Luginë
  • 20:45Ramadani: E tmerrshme, zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë
  • 20:43“As në shtëpi nuk janë të sigurta” – Vlora Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk ka as arsye, as justifikim
  • 20:42Aksident tragjik në Gjermani, 15-vjeçarja mbijeton, por jo edhe dy shokët e saj
  • 20:34Sami Lushtaku pret me respekt veteranët e UÇK-së, ata do të jenë në Hagë për aktgjykimin