Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeprokurori Isufaj: Albin Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 10:45
Kryeprokurori Isufaj: Albin Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është kundërpërgjigjur kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili e ka përmendur plot herë me emër gjatë deklarimeve të tij, duke e akuzuar për punën e tij si prokuror.

Isufaj u shpreh se nuk dëshiron të komentojë nivelin e sulmeve politike, por e pati një përgjigje të prerë.

“Shiko… nivel i ulët më duket me e komentu këtë. Por, vetëm një gjë dua me thanë. Në karrierën time prej vitit 2010 jam prokuror, dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i Krimeve të Rënda ose i Prokurorisë Speciale. Për mos me ekzagjeru, për këto vite i kam ngritur diku 300 aktakuza. Me dijeninë time, vetëm 6 i kam të refuzuara gjatë karrierës. Që performanca i bie diku 97% aktakuza të aprovuara në gjykatë. Kjo është lehtë e verifikueshme” – tha ai.

“As që më intereson nëse e din apo jo. Unë jam i sigurt se ai nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai nuk do të duhej të thoshte ashtu. Mos e harro një fakt – a folëm më herët për terrorizëm – unë kam qenë ai që i ka arrestu 40 e më shumë persona, unë kam qenë ai që i kam akuzu mbi 30, krejt janë të dënuar. Ky është një fakt në mesin e shumë fakteve të tjera.” – tha ai në KallxoPërnime.

Ndërsa sa i përket kritikave se nuk është marrë me korrupsion apo hetime të nivelit të lartë, ai tha se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza edhe ndaj ish-zyrtarëve të lartë qeveritarë.

“Nuk kanë të drejtë ta thonë këtë gjë. Ju e dini – pesë ish-ministra të qeverive të kalume i kemi me aktakuzë. Ne i prezumojmë të pafajshëm, por sipas bindjes sonë, ata kanë plotësuar standardet për t’u akuzuar. Ka edhe zëvendëskryeministër, është i akuzuar edhe ish-drejtori i AKI-së. Këta kurrë nuk janë pjesë e kësaj qeverie, sikur tentohet shpesh me thanë se po na hetoni vetëm neve,” – përfundoi Isufaj.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”