KRU Gjakova, ka konfirmuar se ka pranuar procesverbalin nga ana e Inspektorati të Ministrisë së Mjedisit, nga inspektimi në restorantin ‘‘Liqenin e Radoniqit’’.
Në njoftim, thuhet edhe se, të hënën pritet të nxirret aktvendimi përkatës lidhur me këtë, i cili po ashtu, do i dërgohet KRU Gjakovës.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë lidhur me temën për objektin e KRU “Gjakova” dhe inspektimin e Ministrisë.
Ju njoftojmë se më datë 21.08.2026, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor ka zhvilluar inspektim lidhur me objektin në pronësi të K.R.U. “Gjakova” Sh.A., i cili ndodhet në zonën e II-të mbrojtëse.
Pas përfundimit të inspektimit është hartuar Procesverbali mbi inspektimin, të cilin e kemi pranuar dhe e kemi dërguar te Operatori, sipas sugjerimeve të Inspektoratit të Mjedisit. Gjithashtu, nga Operatori është konfirmuar pranimi i njoftimit.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, më datë 24.08.2026 pritet të nxirret dhe t’i dërgohet K.R.U. “Gjakova” Sh.A. aktvendimi përkatës, bazuar në konstatimet e evidentuara gjatë inspektimit.
Me pranimin e aktvendimit zyrtar dhe pas shqyrtimit të përmbajtjes dhe efekteve juridike të tij, do t’ju njoftojmë me kohë lidhur me çdo hap që do të ndërmerret nga K.R.U. “Gjakova” Sh.A.
Ky njoftim ka karakter informues dhe lusim që të mos ketë keqinformim për këtë rast.
Me respekt,
K.R.U. “Gjakova” Sh.A.