Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krerët e komunave protestojnë kundër Qeverisë, Latifi kërkon kompensimin e dëmeve

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 11:46
Krerët e komunave protestojnë kundër Qeverisë, Latifi kërkon kompensimin e dëmeve

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), njëherit kryetar i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në protestën e komunave në Prishtinë, para hyrjes së Qeverisë, i ka bërë thirrje kësja të fundit që t’i kompensojë komunat si dhe të marrë përsipër financimin e obligimeve që burojnë nga marrëveshjet e nivelit qendror.

Ai, ka thënë se komunat nuk janë të kryetarëve, por të qytetarëve të tyre.

“Mjaft më me plagën financiare të komunave pa fajin e obligimeve të tyre, që po desfunksionalizon e shkatërron qeverisjen lokale si tërësi. Komunat nuk janë të kryetarëve. Komunat janë të qytetarëve të tyre. Përtej ritmit e hoveve të politikës ditore, përtej një partie që qeveris me atë apo këtë komunë, qytetarët kanë nevojë për projekte zhvillimi e shërbime. Qytetarët na besuan ta bëjmë më të mirë e më të lehtë jetën e tyre. Qytetarët e shqetësimet tona nuk meritojnë të dënohen, të ndëshkohen, të lihen në mëshirën e fatit.

Secili nga ne sot këtu bartim peshën e përgjegjësisë autorizuar nga ligji dhe deleguar nga besimi i qytetarëve. Gjithsecili nga ne sot ka veç një fjalë për çdo kërkesë të re të qytetarëve: “Është e pamundur, nuk ka buxhet për këtë nisëm, nuk ka buxhet për këtë projekt.” Ky është refrani i dhimbshëm i gjendjes në të cilën lëngojnë tash e sa vite komunat. Kjo gjendje duhet të ndryshojë menjëherë dhe bashkë do ta ndryshojmë”, ka thënë ai.

“Komunat meritojnë të flasin me fjalorin e shpresës e zhvillimit, me projekte e me vizione, në konkurrencë për më të mirën me njëra-tjetrën, me vepra publike që kurorëzohen si dobi për qytetarët, jo më me fjalë varfanjake, jo me arka bosh të komunave të pashpresa e të pamundura për t’i dhënë zgjidhje edhe një kërkesë fare të thjeshtë të qytetarëve që përfaqësojnë.

Komunat janë porta e parë ku troket çdo qytetar. Aty organizohet e ofrohet arsimi, kujdesi parësor shëndetësor, mirëmbahen rrugët, infrastruktura dhe hapësirat publike, ofrohen shërbime sociale, mbështeten fermerët, bizneset, të rinjtë dhe familjet.

Prandaj, kur dëmtohet buxheti i komunës, nuk dëmtohet vetëm një institucion, dëmtohet qytetari, nxënësi, mësimdhënësi, mjeku, fermeri, biznesi dhe secila familje që pret shërbime cilësore nga komuna e vet.

Për vite me radhë, komunave u janë bartur obligime financiare që nuk janë krijuar prej tyre dhe për të cilat nuk janë siguruar mjetet nga niveli qendror i qeverisjes. Njëra nga barrët më të rënda është ajo që buron nga kontratat kolektive. Kontratat kolektive janë negociuar dhe nënshkruar në nivelin qendror, pa pjesëmarrjen dhe pa pëlqimin e komunave, por faturat u janë dërguar komunave dhe ato kanë paguar miliona euro e po paguajnë këto obligime edhe sot kur po protestojnë.

Nga viti 2022 deri në gusht të vitit 2026, nga buxhetet komunale janë marrë me qindra miliona euro për përmbushjen e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive. Me këto mjete do të ndërtoheshin shkolla, çerdhe, rrugë, kanalizime, qendra shëndetësore, objekte sportive e të tjera. Do të mbështeteshin fermerët, bizneset, të rinjtë, studentët dhe familjet në nevojë.

Ne nuk theksojmë dhe nuk duam të mohojmë asnjë të drejtë të punëtorëve të secilit sektor, por buxheti duhet të sigurohet nga institucionet qendrore që lidhin marrëveshjet kolektive, sepse është krejt e papranueshme të tjerët të nënshkruajnë e të krijojnë obligime e komunat të paguajnë për këto. Prandaj kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës t’i kompensojë komunat për mjetet e marra sipër për financimin e obligimeve që burojnë nga vendimet dhe marrëveshjet e nivelit qendror.

Një çështje tjetër me rëndësi të posaçme, veçanërisht për punonjësit shtetërorë, është norma e përvojës së punës prej 0.5% e dalë nga ligji i miratuar për pagat. Punonjësve publikë u është zvogëluar kjo normë nga 0.5% në 0.25%”, ka thënë Aliu. EO/

komunavekomunatqeverisë

Më shumë nga Lajme

  • 12:19Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar këtë person, kërkohet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë
  • 12:17EULEX trajnon Policinë e Kosovës për përdorimin e qenve K-9
  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:56Vdes aktivisti i Aleancës, Argjir Rexha - Haradinaj shpreh ngushëllime: Na ka pikëlluar të gjithëve
  • 11:53Kërcënimi me bombë detyron avionin nga Tel Avivi drejt Vjenës të ulet në Bullgari