Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që po kërkohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Policia tha se ka marrë autorizimin prokurorial për të publikuar fotografinë e personit.
“Kërkesë për bashkëpunim. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë””, thuhet në kërkesën e publikuar në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook.




