Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi: Kurti i ka thënë Limajt se “ti do të jesh kryetar kuvendi”

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 19:20
Krasniqi: Kurti i ka thënë Limajt se “ti do të jesh kryetar kuvendi”

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se ka pasur marrëveshje verbale mes kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt, që ky i fundit të jetë kryeparlamentar.

Krasniqi tha se Kurti i ka thënë vet Limajt se “ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës”.

“Verbalisht, Limajt i është thënë nga Kurti se ‘ju do të jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës një ditë më herët’. Pastaj, Limaj e ka ftuar kryesinë e partisë dhe ne jemi mbledhur në mëngjes dhe e kemi diskutuar këtë çështje”.

“Nuk ka qenë i lehtë vendimi që të kemi një bashkëpunim me partneritet me VV-në sepse në Kosovë i krijuan polarizimet dhe ishte një egërsi por megjithatë, Limaj ka dalë përtej saj”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se në rast se propozohet për kryetar të kuvendit, Limaj do t’i merrte më tepër se 61 votat e nevojshme.

“Mendoj që Limaj bëhet kryeparlamentar me më shumë se 61 vota të deputetëve. Në marrëveshjen politike me VV-në, Fatmir Limaj do ta ketë maksimumin e votave për t’u bërë kryeparlamentar”.

“Në rast se Limaj bëhet kryeparlamentar, jam e bindur që autoriteti i tij do të krijonte mundësi më reale që të sigurohet edhe vota për Albin Kurtin kryeministër”, tha ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Kelmendi për vendimin e VV-së që të votoj Çitakun dhe Shalën: A kaq naivë i pandehin qytetarët, mendojnë ndoshta që të gjithë në këtë vend hajnë bari!
  • 23:15Sadiku për vendimin e VV-së: Këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje
  • 23:14Arian Tahiri kishte nuhatur “skenarin” e LVV-së për konstituim?
  • 22:53Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën
  • 22:40Ramadani: Ju kemi thënë se është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor