Shpërthim me lëndë plasëse rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme në Shkodër.Raportohet për dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Lajme
Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pas godinës së Bashkisë Shkodër. Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.Nga shpërthimi janë thyer xhamat e disa pallateve pranë zonës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese, në pronësi të një 60-vjeçari.
Policia vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivin e ngjarjes./Tv Klan



