Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar vendimin e Vetëvendosjes për të votuar nënkryetarët e partive të tjera.

Sadiku në një postim në rrjete sociale ka shkruar se ky vendim e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja në dimër, konkretisht më 27 dhjetor.

Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera. Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër. Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm. 60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku. Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh. Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin. Keni me marrë fund politikisht. Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin”, ka shkruar Sadiku.