Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 81-të të këtij viti, nën drejtimin e kryesuesit Kreshnik Radoniqi, ku janë miratuar afatet kohore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Vendimi përfshin gjithë kalendarin e procesit zgjedhor, nga deklarimet e partive e deri te akreditimi i vëzhguesve.
Këto janë pikat kryesore:
– KQZ merr vendim për caktimin e kufizimit të shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve më së voni deri më 24 nëntor 2025;
– Afati për deklarimin e partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;
– Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;
– Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;
– Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara do të fillojë më 24 nëntor 2025 dhe do të përfundohë më 7 dhjetor 2025;
– Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të mbahet më 8 dhjetor 2025;
– Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të bëhet më 26 nëntor 2025;
– KQZ publikon listën e Qendrave të Votimit më 25 nëntor 2025;
– KQZ miraton dhe publikon listën e Qendrave Komunale të Numërimit më 25 nëntor 2025;
