Policia ka shoqëruar në mbrëmje një tjetër protestues të ri pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, gjatë protestës së sotme.
Në pamjet e publikuara shihen disa efektivë të veshur civilë, të shoqëruar nga policë me uniformë, të cilët e mbajnë të riun nga gjymtyrët dhe e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës.
Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në prani të disa qytetarëve, të cilët kanë ndjekur nga afër momentin e shoqërimit të protestuesit dhe kanë kundërshtuar veprimet e forcave policore.
Deri tani nuk dihen arsyet e shoqërimit të të riut, ashtu sikurse nuk janë bërë të ditura rrethanat që i paraprinë ndërhyrjes së efektivëve.