Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 13:51
91 molotovë dhe 166 fishekzjarrë për protestën e 28 Nëntorit, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Distribution of Elements”, në kuadër të hetimeve për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme që dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestës së zhvilluar më 28 Nëntor në kryeqytet.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar një 29-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

E arrestuara është shtetasja me inicialet Fatime Paja., e cila u lokalizua në rrugën “Qemal Stafa”, teksa udhëtonte me një automjet tip “Fiat”.

Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën dhe sekuestruan 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, dy maska kundragaz, si dhe veshje, doreza, maska, kapele, dy telefona celularë dhe sende të tjera.

Nga hetimet dyshohet se 29-vjeçarja vepronte në bashkëpunim me dy shtetasit I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas Policisë, ata siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore, shkruan Euronews.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

fishekzjarrë29-vjeçarjatiranë

Të ngjashme

Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë

13:57
E trishtë në Tiranë: 7-vjeçari humb jetën pasi e zë porta e banesës

E trishtë në Tiranë: 7-vjeçari humb jetën pasi e zë porta e banesës

19:07
Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë

19:06
Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhunë

Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhunë

17:52

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Kamberi flet rreth marrëveshjes për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë
  • 13:35Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve të Luginës
  • 12:27Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët!
  • 12:26Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu
  • 12:19Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës