Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e fundit të rrugëve që shpien drejt pikave të kalimeve kufitare.
Sipas të dhënave të kësaj qendre, në orët e mbrëmjes raportohet për vështirësi në qarkullim në rrugën Gjakovë-Qafa e Prushit për shkak të reshjeve të borës. Megjithatë, kjo rrugë është e kalueshme për automjete.
Gjendje e njëjtë vazhdon të mbetet edhe në rrugët Prishtinë-Mutivodë dhe Podujevë-Merdare, në të cilat qarkullimi për automjete është vështirësuar nga orët e hershme të ditës.
