Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 08:29
Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç. Sipas Daçiqit, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se ai e ka kryer veprën penale kundër popullsisë civile, në dëm të anëtarëve të dy familjeve, gjatë qershorit të vitit 1999, në fshatin Bec, në komunën e Gjakovës”, tha Daçiq përmes një njoftimi.

Ndonëse Daçiq e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale, një ditë më parë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare.

Sipas tij, ai u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe pas disa orësh verifikim, familjarët janë njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij ishin duke vazhduar.

Daçiq tha se ndaj D.M. fillimisht u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kallëzimi penal ndaj tij më pas u dërgua në Prokurorinë serbe për Krime Lufte.

“Bazuar në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte, atij i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh”, tha Daçiq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë me pyetje lidhur për këtë rast. Por, deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Radio Evropa e Lirë pyeti Organizatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse në listat e saj ekziston Dugagjin Maxhuni, por nga kjo organizatë thanë se ai nuk është në listën e personave që gëzojnë statusin e veteranit.

Në Kosovë, po ashtu, viteve të fundit janë arrestuar dhjetëra serbë nën dyshime për krime lufte në Kosovë dhe disa raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese.

Ky është arrestimi i dytë gjatë gushtit që Serbia bën për krime të pretenduara të luftës në Kosovë. Më 2 gusht, një burrë u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Avokati Koci tha se bëhej fjalë për shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa, 44 vjeç nga Novobërda. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

krimeluftearrestuar

Më shumë nga Lajme

  • 14:58106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
  • 14:43Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
  • 14:42Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
  • 14:22Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës
  • 14:09Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 mln. € të qeverisë gjermane