Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen organizatë terroriste në territorin e vendit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se IRGC është një strukturë që, siç tha, përdor dhunën e organizuar dhe terrorizmin si instrument të politikës së jashtme.
“IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti
