Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Kosova po përfaqësohet sërish në Panairin e Librit në Leipzig.
Ai u ka bërë thirrje mërgatës që ta vizitojnë stendën me botime të autorëve shqiptarë.
“Republika jonë përfaqësohet sërish në Leipzig Book Fair 2026, ku kemi një stendë të veçantë me botime të autorëve tanë. Mos e lini pa vizituar: Halle 4, Stand D 403”, ka shkruar Ajeti.
