Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos i përgjigjet sërish Kamberit për pasivizimin e adresave: Kemi kërkuar shpjegime nga Serbia nëse po e shënjestron jugun

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 12:47
Kos i përgjigjet sërish Kamberit për pasivizimin e adresave: Kemi kërkuar shpjegime nga Serbia nëse po e shënjestron jugun

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka marrë edhe një përgjigje tjetër nga Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, për çështjen e trajtimit të pakicave, përfshirë edhe shqiptarët, nga ana e shtetit serb.

“Shqiptarët e Luginës po marrin vëmendje gjithnjë më të madhe në institucionet e Brukselit! Marta Kos, Komisionere e Bashkimit Evropian për zgjerim, nëpërmjet një letre të dërguar, siguron se BE po e përcjellë nga afër trajtimin e pakicave dhe pozitën e tyre në Serbi dhe konfirmon se Kapitulli i 23 është i rëndësishëm për rrugëtimin e Serbisë drejtë BE-së”, ka shkruar Kamberi.

Në përgjigje, Kos tha e siguroi Kamberin se “Komisioni po ndjek nga afër trajtimin e personave që i përkasin pakicave kombëtare, përfshirë situatën e komunitetit shqiptar në Serbi, gjithashtu në kontekstin e zotimeve të marra nga Serbia në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE”.

Ndërkaq, për pasivizim të adresave, Kos tha se i kanë kërkuar autoriteteve serbe të shpjegojnë se si po ndodh ky proces dhe nëse shënjestër është jugu i Serbisë ku jetojnë shqiptarët.

“Lidhur me çështjen specifike të ‘pasivizimit’ të adresave, kemi theksuar në raportin tonë të Paketës së Zgjerimit për vitin 2024 për Serbinë nevojën që autoritetet të shpjegojnë më mirë për publikun se si po kryhen verifikimet e statusit të qëndrimit, gjë që po rezulton në ‘pasivizimin’ e disa adresave dhe nëse jugu i Serbisë është veçanërisht i shënjestruar”, thuhet në përgjigjen e Kos.

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare