Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka publikuar në video ku ka denoncuar shpenzime alarmante të buxhetit komunal për artikuj të zakonshëm publikë, që sipas tij përbëjnë një keqpërdorim flagrant të parasë publike.

Sipas faturës zyrtare të publikuar nga Tahiri, në Komunën e Vushtrrisë janë paguar: • 500 euro për një pishë • 1,000 euro për një trup ndriçues • 350 euro për drita shtesë • 700 euro për një kosh të mbeturinave • 350 euro për një ulëse betoni

“Korrupsioni ka emër. Ky keqpërdorim masiv merr fund me 12 tetor!”, ka shkruar Tahiri.