Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kontrollet në Aeroportin e Prishtinës: Ja sa euro mallra mund të sillni pa paguar doganë

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 16:00
Kontrollet në Aeroportin e Prishtinës: Ja sa euro mallra mund të sillni pa paguar doganë

Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët për rregullat doganore gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e deklarimit të saktë të mallrave.

Sipas njoftimit, puna e përditshme e zyrtarëve doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës përfshin informimin e udhëtarëve, kontrollin e bagazheve dhe zbatimin e procedurave doganore, me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe mbrojtjen e interesave ekonomike vendit

Sipas Doganës së Kosovës, edhe udhëtarët që kalojnë përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kanë mallra për të deklaruar, mund t’i nënshtrohen kontrolleve doganore.

Gjatë kontrolleve, zyrtarët përdorin edhe skanerin, i cili shërben si pajisje ndihmëse për kontrollimin e bagazheve dhe identifikimin e mallrave që mund të jenë objekt deklarimi.

Dogana ka bërë të ditur se për udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes trafikut ajror, kufiri i patatueshëm për mallrat e destinuara për nevoja personale është 430 euro për udhëtar.

Në rast se vlera e mallrave për nevoja personale tejkalon këtë kufi, ato duhet të deklarohen në kanalin e kuq.

Në këtë rast, zyrtari doganor e informon udhëtarin për procedurat e mëtejshme doganore dhe detyrimet që mund të lindin.

prishtinësaeroportineuro

Të ngjashme

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

11:47
BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të rebelëve Huthi në aeroportin e Riadit

BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të rebelëve Huthi në aeroportin e Riadit

08:06

Më shumë nga Lajme

  • 21:51Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në
  • 21:49Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij
  • 21:42Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar
  • 21:40Përplasje mes Azemit dhe Pacollit: Ti je i dënun – për çka? – a të përfaqëson Rozeta Hajdari e Nagip Krasniqi
  • 21:36Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje