Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 21:41
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë

Sëmundja e lisë së deleve dhe dhive është paraqitur në një fermë në Sazli të Ferizajt. Pronari i kësaj ferme thotë se, pasi ka vërejtur disa shenja klinike te delet, menjëherë ka njoftuar veterinerin.

“Sa i përket fermës, ne kemi që moti dhentë që i mbajmë. Por, fatkeqësisht kam blerë disa krerë në treg dhe ato kanë qenë të sëmura. Nuk kam pasur njohuri për këtë sëmundje dhe, në momentin kur i kam parë shenjat klinike te dhentë, e kam ftuar veterinerin. Ai e ka njoftuar AUV-in, të cilët kanë ardhur, kanë marrë disa mostra dhe i kanë çuar në laborator, ku është identifikuar se kjo është sëmundje e deleve”, tha Shpëtim Rushiti, fermer.

Sëmundja nuk bartet te njerëzit, por vetëm te kafshët, ndërsa asgjësimi i kafshëve pritet të bëhet nga përgjegjësit e kësaj fushe. “Nuk është e dëmshme për njerëzit, por është e dëmshme për dhentë dhe është sëmundje bartëse te gjedhët e vegjël, te dhitë dhe delet. Të them të drejtën, momentalisht për vlerën që e ka caktuar AUV për kompensimin e deles, unë si fermer nuk jam i kënaqur. Mirëpo, për shkak të sëmundjes, duhet të pajtohemi, sepse është dëm që mund të u bëhet fermave të tjera nëse shpërndahet kjo sëmundje”, tha ai.

Për parandalimin e kësaj sëmundjeje te delet dhe dhitë, AUV po zbaton disa masa në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit, përfshirë ndalimin e lëvizjes së kafshëve nga fermat drejt tregjeve, kufizimin e shitblerjes dhe masa të tjera./rtk/

semundje

Më shumë nga Lajme

  • 12:07Kujtim Shala pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit: LVV të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, unë s’e kam ndryshuar
  • 12:03Kishim mbledhje të vështirë", Kurti: Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit, kurdo që PDK propozon Çitakun e votojmë
  • 11:50Behrami i PDK-së: Qysh tash, Lista Serbe s’qenka terroriste a? Çka i thoni familjes së Afrim Bunjakut?
  • 11:36Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
  • 11:28Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun