Vjosa Osmani, priti delegacionin ndërkombëtar të gjeneralëve dhe oficerëve ushtarakë, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur një grup të lartë të oficerëve, kolonelëve dhe gjeneralëve nga 16 shtete, si dhe përfaqësues të mbi 30 akademive ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Ky takim u realizua në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), që po mbahet për herë të parë në Kosovë.
Ky simpozium sipas Osmanit shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën, duke pasqyruar sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe kontributin e Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.
