Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit të pushimeve, pikat kufitare të Kosovës po përballen me fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që hyjnë në vend.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika kufitare janë regjistruar pritje të gjata, kryesisht në hyrje.