Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është pasuria e Nezir Krakut

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 19:50
Kjo është pasuria e Nezir Krakut

Deputeti i koalicionit VV–Guxo–Alternativa, Nezir Kraki, ka bërë publik deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ku bie në sy veçanërisht koleksioni i tij i veturave, me një vlerë totale që arrin në rreth 229 mijë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Kraki posedon pesë vetura, shumica prej tyre të kategorisë “oldtimer”, të cilat përbëjnë një koleksion të veçantë dhe me vlerë të konsiderueshme në tregun e automjeteve klasike.

Vetura më e shtrenjtë e deklaruar është një Volkswagen i vitit 1952, me vlerë prej 115 mijë euro , që përbën edhe pjesën më të madhe të këtij koleksioni. Ndërkohë, në listë figurojnë edhe:

DEKLARIMI:

Të gjitha këto automjete janë në pronësi të deklaruesit dhe, sipas përshkrimit, janë siguruar përmes blerjeve dhe transaksioneve brenda një koleksioni personal, duke lënë të kuptohet për një interes të hershëm të deputetit në automjetet klasike.

Përtej veturave, deklarimi i pasurisë tregon se Kraki zotëron edhe një banesë prej 60 metrash katrorë, në vlerë 450 mijë euro, e cila është blerë përmes kredisë bankare.

Sipas dokumentit, ai ka marrë kredi në vlerë totale prej 372 mijë euro, nga të cilat aktualisht i kanë mbetur për t’i shlyer rreth 227 mijë euro, me afat kthimi deri në vitin 2035.

Në aspektin financiar, deputeti ka deklaruar edhe mjete të kursyera dhe para të gatshme në vlerë rreth 16,500 euro, të shpërndara në institucione bankare brenda dhe jashtë vendit, përfshirë një depozitë në Francë dhe një llogari në Kosovë, si dhe para cash.

Sa i përket të ardhurave, Kraki ka raportuar pagë vjetore si deputet në shumën prej 16,700 euro, ndërsa ka përfituar edhe 4,800 euro nga angazhimi i pjesshëm si ligjërues në Francë. Në deklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e bashkëshortes, e cila punon në Francë dhe ka realizuar të hyra vjetore prej 28 mijë euro

VV

Më shumë nga Lajme

  • 09:34Maqedonasi i shkon në shtëpi gruas në Podujevë, ia kanos babain
  • 09:21MINT publikon çmimet: Kaq kushton litri i naftës sot
  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare