Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është gjendja e të moshuarit që u konfirmua me Ethet e Nilit në Shqipëri

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 19:52
Kjo është gjendja e të moshuarit që u konfirmua me Ethet e Nilit në Shqipëri

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit.

Bëhet fjalë për një person të moshuar, i cili po trajtohet në spitalin e Korçës. Sipas IShP-së, gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme.

Ekspertët shpjegojnë se rreth 80 për qind e personave të infektuar me virusin nuk shfaqin simptoma, ndërsa në raste të tjera mund të shfaqen simptoma të lehta.

Një pjesë e pacientëve mund të kalojnë në forma më të rënda të sëmundjes, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë dhe prekjen e trurit.

“Bëjnë forma të rënda ata me imunitet të ulët, ata që kanë kryer ndërhyrje të veshkave, transplante”.

Ekspertët theksojnë se mushkonja që transmeton ethet e Nilit është e pranishme edhe në Shqipëri.

Në rast se shfaqen simptoma të rënda, këshillohet kërkimi i menjëhershëm i kujdesit mjekësor, veçanërisht nëse një person ka temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, dhimbje të forta koke, konfuzion, dridhje ose dobësi të papritur të muskujve.

Për parandalimin e përhapjes së mushkonjave, ekspertët këshillojnë që të mos mbahen enë me ujë të ndenjur në oborre apo kopshte, pasi ato mund të shërbejnë si vende grumbullimi dhe shumimi të mushkonjave./TCh

nilitethetshqipëri

Të ngjashme

Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni

21:51
Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”

17:57
Shqipëri: Lirohet 33-vjeçarja që ndodhej në burg me foshnjën

Shqipëri: Lirohet 33-vjeçarja që ndodhej në burg me foshnjën

17:26

Më shumë nga Lajme

  • 22:30Përfundon operimi i personit që u plagos sot në Gjilan, nga QKUK japin detaje
  • 22:27Artan Behrami akuzon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës dhe Gjykatës Speciale
  • 21:52Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen
  • 21:43Vdes Dervish Lokaj, babai i dëshmorit Sadri Lokaj, Haradinaj: Do ta kujtojmë si atdhetar e burrë të respektuar
  • 21:43Trump: Rusia do të furnizojë tregun me miliona tonë naftë, çmimet pritet të bien me ritme rekord