Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musmurati del para objektit të Qeverisë, i kërkon Muratit nënshkrimin e marrëveshjes 74-milionëshe për mbeturinat

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 14:56
Musmurati del para objektit të Qeverisë, i kërkon Muratit nënshkrimin e marrëveshjes 74-milionëshe për mbeturinat

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka mbajtur një konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky institucion të marrë vendimin që sipas saj sjellë ndryshimin për problemin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Musmurati ka ripërsëritur kërkesën për ministrin e Financave, Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin në bashkëpunim me Bankën gjermane KfW në vlerë 74 milionë euro.

“Pikërisht këtu, në këtë institucion, duhet të merret vendimi që do të mundësonte një ndryshim rrënjësor në shërbimin e pastrimit të Prishtinës. Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Kërkoj nga ministri Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin prej 74 milionë eurosh, për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, e jo për të kontribuar në falimentimin e saj”, ka thënë Musmurati.

Për këtë çështje, nënkryetarja e Prishtinës ka potencuar se u është drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Javën e kaluar u jemi drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ua dorëzuar dokumentacionin zyrtar, vendimin e Qeverisë, dokumentin e KfW-së dhe letrën e përbashkët të palëve të përfshira në projekt”, deklaroi Musmurati siç ka raportuar Kosovapress.

Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte deklaruar se investitori, në këtë rast Banka gjermane, nuk e mbështetë një projekt të tillë pasi kërkohet qëndrueshmëri e kompanisë ekzistuese që bën mbledhjen dhe menaxhimin ne mbeturinat, që në këtë rast është kompania “Pastrimi”

Sipas Muratit, deklarimi i Ramës se do të shuhet kompania “Pastrimi” dhe do të themelohet një tjetër, tregon paqëndrueshmëri dhe pamundëson zbatimin e projektit nga Qeveria gjermane.

Ky projekt parasheh një kredi prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve, krijimin e një qendre për riciklimin e mbeturinave dhe rritjen e kapaciteve për menaxhimin e mbeturinave.

musmuratiqeverisëobjektit

Të ngjashme

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

13:26

Më shumë nga Lajme

  • 14:57“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit gati për apelin në Hagë
  • 14:53Pas gjetjes në varrezën masive në Kalludër, caktohet data e rivarrimit të Adem Ademit
  • 14:22Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë
  • 14:14Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja
  • 14:13Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë