Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Shqipëri, duke zbardhur Qafë Thorën, në aksin rrugor që lidh Shkodrën me Thethin.

Pas nisjes së reshjeve, firma përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës ka ndërhyrë me mjete borëpastruese për të garantuar qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht, aksi rrugor është i kalueshëm, por drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të tregojnë kujdes dhe të pajisen me zinxhirë për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta.