Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se fruthi vazhdon të përhapet në vend, ndërsa deri më 22 nëntor 2026 janë konfirmuar gjithsej 381 raste.
Sipas njoftimit, 45 raste të reja janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, në gjithsej 26 komuna të Kosovës. Pjesa dërrmuese e personave të prekur janë fëmijë.
IKShPK bën të ditur se mbi 95 për qind e rasteve janë regjistruar te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.
Instituti paralajmëron se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël.


