Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, është arrestuar nga Policia kantonale e Ticinos në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 19 nëntor, në Arbedo, pasi i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në drejtim të kundërt në pjesën e daljes së autostradës A2, shkruajnë mediat zvicerane.
Pas ndalimit nga një patrullë e Policisë kantonale, autoritetet kanë ushtruar kontrolle në automjetin me targa ticinese dhe në një apartament në zonën e Luganos, ku i riu po qëndronte. Gjatë këtyre kontrolleve, policia ka gjetur disa dhjetëra gramë kokainë, si dhe një sasi parash në franga zvicerane dhe euro.


