Personeli i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, së bashku me partnerët shumëkombësh dhe zjarrfikësit e kampit “Bondsteel”, zhvilluan një ushtrim për viktima masive.
KFOR-i bën me dije se ushtrimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për t’iu përgjigjur një incidenti me viktima masive, për të ofruar trajtim mjekësor emergjent dhe për të koordinuar evakuimin e viktimave, duke përfshirë transportin e pacientëve të simuluar në një helikopter UH-60 Black Hawk.

