Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilltari i Kurtit i reagon Osmanit: Masat e BE nuk u hoqën nga fjalët tua, por pas veprave të kryeministrit

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 08:14
Këshilltari i Kurtit i reagon Osmanit: Masat e BE nuk u hoqën nga fjalët tua, por pas veprave të kryeministrit

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili ka qenë edhe këshilltar i Kurtit, ka reaguar pas intervistës së Presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se “masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish Presidentja ka folur”.

Sipas tij, “edhe Kryeministri ka folur, por më shumë ka vepruar”.

Ai thotë se “masat e padrejta të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri”.

Reagimi i tij i plotë:

Masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish Presidentja ka folur.

Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre.

Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish Presidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vite më pas.

Masat e padrejta të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.

E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe tranzicion paqësor?

Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati tranzicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot.

Edhe Kryeministri ka folur, por më shumë ka vepruar.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
  • 23:31“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
  • 23:31Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale
  • 22:48Deputetja e PDK-së: U tradhtuam nga Vetëvendosje
  • 22:46Përparim Gruda akuzon Armend Mujën se gënjeu publikisht për analizat e qumështit Vita: Në një vend normal kish shku në burg