Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkohet ofrimi i mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas kërcënimeve të Mossit

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 22:33
Kërkohet ofrimi i mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas kërcënimeve të Mossit

AGK ka reaguar sërish pas këtrcënimeve të Mossit ndaj gazetarit Burim Pacollit.

“Në ndërkohë, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të vlerësojë ofrimin e mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas sulmit dhe përsëritjes së kërcënimeve.”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

AGK e shqetësuar me kërcënimin e sërishëm ndaj gazetarit Burim Pacolli nga reperi “Mossi”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar për kërcënimin e ri që ka marrë gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, nga reperi me nofkën “Mossi”, disa orë pas sulmit fizik.

Në një postim më Instagram, ky individ ka shkruar se “ nuk ki m e kon asnjeher i mbrojtur perderisa flet keq per punen e tjetrit prej te cilit ai jeton ,pa ndalim dhe pa nevoje .”

AGK-ja është në kontakt me Policinë dhe Prokurorinë për rastin, dhe i fton të dyja që të shtojnë përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në sulmin fizik.

Në ndërkohë, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që të vlerësojë ofrimin e mbrojtjes për gazetarin Pacolli pas sulmit dhe përsëritjes së kërcënimeve.

AGK-ja rithekson se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales