Kategoritë e dala nga lufta kanë reaguar ndaj kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, për artikullin anti-UÇK, në të cilin ai është bashkautor.
Në reagimin e tyre thuhet se kërkimfalja e kryeparlamentarit nuk mjafton.
Ndër të tjera OVL e UÇK-së bën të ditur se qëndrimi i tyre mbetet i qartë, që Dimal Basha të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë”.