Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me njoftim pas kërcënimit që një qytetar ia bëri ish-kryeministrit Ramush Haradinajt.
"Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.", thuhet në njofitm
Njoftimi:
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmerr veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj deputetit R.H
Prishtinë, 12 Gusht 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi.
LEXO EDHE: