Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesditë në Gjakovë janë arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi, Sveçla ka njoftuar se të dyshuarit janë identifikuar mbrëmë, ndërsa janë arrestuar sot, pas një pune intensive hetimore nga Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokuroria.
Gjatë aksionit, sipas Sveçlës, janë sekuestruar edhe armët që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e grabitjes, si dhe një sasi e konsiderueshme parash.




