Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar i drejtorit rajonal në Ferizaj

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 22:25
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar i drejtorit rajonal  në Ferizaj

Pas tetë vjetësh në pozitën e drejtorit rajonal të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta është emëruar këshilltar i drejtorit rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Graishta, përmes një njoftimi drejtuar kolegëve, ku ka falënderuar zyrtarët policorë për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe angazhimin gjatë viteve të shërbimit në Gjakovë.

Ai ka thënë se lëvizjet e personelit janë procese të vazhdueshme në një organizatë me mbi 10 mijë punonjës, siç është Policia e Kosovës, duke vlerësuar se ndryshimet në strukturat drejtuese janë të nevojshme për funksionimin më të mirë të institucionit.

Graishta ka përmendur edhe dy arsye që, sipas tij, e bëjnë të domosdoshëm rotacionin e kuadrove komanduese pas një periudhe të gjatë në të njëjtën pozitë.

“Pas një periudhe 7-8 vjeçare në të njëjtin pozicion është e pamundur të mos familjarizohesh me personelin, rrethin dhe ambientin ku punon”, ka shkruar ai.

Sipas Graishtës, një familjarizim i tillë mund të ndikojë edhe në procesin e vendimmarrjes.

“Pas përafrimit (familjarizimit) me të lartpërmendurit, me ose pa dashje, me ose pa vetëdije, shpeshherë kufizohesh në vendimmarrje, e krejt kjo frenon në masë të madhe funksionimin normal të organizatës/institucionit”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se risistemimi i stafit komandues duhet t’i shërbejë operacionalitetit dhe funksionalitetit më të mirë të Policisë së Kosovës, duke marrë parasysh performancën, gatishmërinë dhe aftësitë profesionale të punonjësve.

Në fund të mesazhit të tij, Graishta ka theksuar se, pavarësisht pozitës apo vendit ku do të shërbejnë, detyrimi ndaj vendit mbetet i njëjtë.

“Megjithatë, ku do e si do që të jemi, Atdheut tonë të dashur do t’i shërbejmë me nderë”, ka përfunduar Graishta.


policisëgraishtagjakovë

Të ngjashme

Pamjet dramatike nga grabitja në argjendaribë në Gjakovë: Hajnat futen në lokal me kallashnikov, policia i arreston pas një dite

Pamjet dramatike nga grabitja në argjendarinë në Gjakovë: Hajnat futen në lokal me kallashnikov, policia i arreston pas një dite

15:56
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë

08:58
Policia rrethon zonën ku ndodhi grabitja në Gjakovë

Policia rrethon zonën ku ndodhi grabitja në Gjakovë

20:02
Djali rrah nënën në Gjakovë

Djali rrah nënën në Gjakovë

09:08

Më shumë nga Lajme

  • 23:06Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra
  • 23:04Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohen Muhaxheri e 4 zyrtarë të QPS-së në Pejë
  • 22:46Detaje të reja, rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi
  • 22:22Dalin pamje të papublikuara nga sulmi në Banjskë: Si u bllokua rruga dhe lëvizjet e terroristëve serbë
  • 21:36Kilaj: Vendimi i sotëm ishte padrejtësia e radhës e gjykatës