Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

GD
Gazeta Demos25 gusht 2026 në 21:00
Kelmendi: Në Gjermani nisa veprimtarinë e organizuar për çështjen e Kosovës

Veprimtari Ibrahim Kelmendi ka rrëfyer për fillimet e angazhimit të tij politik dhe veprimtarinë në emigracion, gjatë një interviste ekskluzive për emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit, në kuadër të ciklit intervistave “Dosjet”.

Kelmendi ka treguar se në vitin 1976 ishte larguar nga Kosova dhe ishte vendosur në Gjermani, ku kishte vazhduar studimet.

Ai tha se fillimisht angazhimi i tij politik kishte qenë sporadik, ndërsa nga viti 1978 kishte nisur një veprimtari më të organizuar.

“Do thosha, rastësisht. Në vitin 1976 u detyrova të arratisem në Gjermani dhe të vazhdoj studimet që i ndërpreva në Kosovë. Pas dy viteve në Gjermani, kur ishte 100-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, fillova me veprimtari të përkushtuar e të organizuar”, ka rrëfyer Kelmendi.

Ai ka treguar se deri në qershor të vitit 1978 angazhimet e tij kishin qenë kryesisht me bashkatdhetarë në Gjermani, ndërsa kishte përgatitur dhe shpërndarë edhe broshura me përmbajtje politike.

“Pata përgatit broshura që i shpërndaja, të kompiluara me fragmente nga veprat e Enver Hoxhës dhe nga revistat e Tiranës, por edhe të Prishtinës”, ka thënë ai.

Kelmendi ka veçuar edhe një fletushkë të përgatitur në qershor të vitit 1978, me titullin “Rron or rron dhe nuk vdes shqiptari”, të cilën e kishte shumëzuar në mijëra ekzemplarë.

Sipas tij, kjo ishte bërë e mundur përmes kushteve që kishte në Universitetin Ruhr të Bochumit, ku ishte pjesë e kryesisë së studentëve dhe përfaqësonte studentët e huaj.

Duke folur për arsyet e largimit nga Kosova, Kelmendi ka treguar se ishte përfshirë në një grevë në Fakultetin e Fizikës.

“Në Kosovë patëm një grevë në Fakultet të Fizikës. Ajo ishte vetëm për ca të drejta studimore. Por, ajo u klasifikua si nacionaliste, vetëm pse kishte ndodhur në nëntor të 1975. Ajo mori përmasa dhe prandaj, i frikësuar se do më burgosin, u largova”, ka deklaruar Kelmendi.

Në Gjermani, ai ka thënë se kishte krijuar kontakte me figura të emigracionit shqiptar dhe me organizime shqiptare e kroate.

Kelmendi ka përmendur veçanërisht albanologun kroato-gjerman Lazar Dodiq, me origjinë nga Janjeva, për të cilin tha se e kishte informuar për emigracionin shqiptar dhe e kishte njohur me organizimet e asaj kohe.

“Ka pas fat ta kem si vëlla të madh Albanologun kroato-gjerman, nga Janjeva e Kosovës, Dr. Lazar Dodiq. Ai më ka informuar për emigracionin shqiptar, meqë kishte doktoruar në Romë të Ernest Koliqi. Ai më ka njohur me organizime të atëhershme shqiptare dhe kroate në emigracion”, ka rrëfyer ai.

Kelmendi ka treguar gjithashtu se gjatë studimeve në Gjermani kishte pasur qasje në botime të ndryshme të emigracionit shqiptar, ndërsa kishte bashkëpunuar edhe me organizata gjermane.

“Në Lektoratin e Albanologjisë kam gjet edhe botime të emigracionit shqiptar, nga ato më të hershme, arbëreshe të Kalabrisë, Bukureshtit, Sofjes, Stambollit, SHBA-ve. Ndërsa, me organizata gjermane kisha bashkëpunime pothuajse të përditshme, sepse atëherë studentët në Gjermani ishin shumë të politizuar dhe aktiv”, ka thënë Kelmendi.

kelmendigjermanikishte

Të ngjashme

Tragjedi në SHBA, 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyre katër fëmijë

Tragjedi në SHBA, 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyre katër fëmijë

14:35
Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

Gazi lotsjellës në Kuvend, sot nis rigjykimi i Glauk Konjufcës

08:12

Më shumë nga Lajme

  • 23:46PDK nesër mban aktivitet para objektit të Qeverisë
  • 23:19Caktohet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit
  • 22:58Bajrami i reagon qeverisë për vendimet: Kur është puna me nda mjete për dosta e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr
  • 22:54Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave
  • 22:54Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës, Prishtina nderon shenjtoren shqiptare