Kandidati për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, ka mbajtur një takim të rëndësishëm me Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku morën pjesë të rinj plot energji, ide dhe besim në vlerat që kanë ndërtuar vendin.
Gjatë takimit, Shabani theksoi se rinia është fuqia më e madhe që ka Shtimja dhe se me angazhimin, kreativitetin dhe vizionin e tyre, e ardhmja e qytetit do të jetë më e ndritur dhe më e drejtë.
Postimi i tij:
Mbajtëm një takim shumë të rëndësishëm me Forumin Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime, me të rinj plot energji, ide dhe besim në vlera që e kanë ndërtuar këtë vend.
Rinia është fuqia më e madhe që ka Shtimja, me angazhimin, kreativitetin dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se e ardhmja e qytetit tonë do të jetë më e ndritur dhe më e drejtë.
Faleminderit të gjithë antëtarëve të forumit rinor të LDK-së për diskutimin e hapur dhe përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të komunës sonë. Bashkë do të ecim përpara, me dinjitet dhe punë!