Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se të dielën në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion.

Zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë teleofna dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.

“Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme. Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar”, njofton SHKK.