Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 13:01
“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se nuk i merr seriozisht diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për gjetjen dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Hoxhaj akuzon Kurtin se përmes takimeve për çështjen e presidentit po tenton të blejë kohë për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja. Sipas tij, zvarritja e qëllimshme e mosformimit të institucioneve ka përmbysur rendin kushtetues të Kosovës.Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u takuan më 18 gusht për të diskutuar, sic u tha, për profilin e kandidati që eventualisht mund të zgjedhjet si presidentit konsensual i shtetit.

Këto diskutime për profilin, kriteret dhe kandidatin e mundshëm për president nuk i konsideron më të besueshme deputeti Hoxhaj, pasi, sipas tij, diskutime të ngjashme janë bërë edhe më parë.

“Beso, kur unë i shoh sesi flasin në media, veçanërisht Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentit, është fyerje e çdo qytetari. Kemi folur për profilin, kështu tha, është kështu. Kemi folur për profilin e presidentit, cili mund të jetë profili i tij. Kemi folur për sektorët në këto 20-30 vitet e fundit të jetës politike në Kosovë, ekonomike, shoqërore, se kush ka mund të japë kontribut. Kemi folur për kriteret. Po a i kemi dëgjuar këto përralla që tre herë ne? Për profilet dhe për kriteret, ne i kemi dëgjuar tregime që tre herë jemi duke shkuar në zgjedhje. Prandaj nuk e marr seriozisht një diskurs të tillë, se është vetëm një mashtrim politik për të blerë kohë, për të ofruar paqartësi, për të ofruar pasiguri, për të kërcënuar opozitën dhe për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje”, thotë ai.

Hoxhaj deklaron se aktualisht nuk ekziston një klimë politike në vend për diskutime serioze rreth zgjedhjes së një presidenti konsensual. Sipas tij, një “atmosferë” e tillë ka ekzistuar më 2025, ndërsa tashti, situata politike, sic insiston, është krejtësisht tjetër. Megjithatë, ai theksoi se nëse Albin Kurti dhe subjektet e tjera politike arrijnë ndonjë zgjidhje për presidentin e ardhshëm, kjo mbetet çështje e tyre.

Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së rithekson se kjo parti do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të përfshihet në zgjedhjen e presidentit, duke konsideruar pa përmbajtje edhe ftesat për takim nga Kurti.Sipas tij, lideri i LVV-së, duke zvarritur procesin e formimit të institucioneve, po tenton të kërcënojë dhe shantazhojë partitë e ish-opozitës me zgjedhje në fund të vitit.

“(President) Konsensual me kë? Me atë i cili e përmbys rendin kushtetues, a ka dëshirë a? Po cili është kuptimi i një presidenti konsensual nëse në këto 2 vitet e fundit, shkojmë tre herë në zgjedhje. Shkojmë në zgjedhje në shkurt, shkojmë në zgjedhje në dhjetor, shkojmë në zgjedhje në qershor, na kërcënon me zgjedhjet që mund të bëhen edhe një herë në fund të këtij viti. PDK-ja nuk e pranon një gjuhë të tillë të kërcënimit dhe të shantazhit dhe të dorëzimit. Ne duhet të jemi ata të cilët e mbrojmë demokracinë në këtë vend. Nuk ka klimë politike që të bisedohet për një president konsensual. Për një president konsensual ka pasë klimë politike të bisedohet në 2025-n, por nëse zoti Kurti, bashkë me subjektet tjera politike, mund të bëjë ndonjë zgjidhje sa i takon asaj se kush mund të jetë presidenti i vendit, është vendimi i tyre”, shton ai.

Duke bërë thirrje që të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, Hoxhaj ka kundërshtuar arsyetimin e LVV-së se para formimit të institucioneve duhet të arrihet një marrëveshje politike për presidentin.Ai ka thënë se diçka e tillë është dashur të arrihej brenda afateve të përcaktuara për konstituimin e Kuvendit dhe jo të përdoret, sipas tij, si arsye për zvarritjen e procesit institucional.

Hoxhaj ka theksuar se në një shtet ku ekzistojnë Kushtetuta, ligjet, rregulloret dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, proceset politike nuk mund të zhvillohen pa afate dhe pa rregulla të përcaktuara.

“Vetëm një gjë ta sqarojmë, nuk mundet me fol njeri për procese politike si ka dëshirë, se në një vend ku ka Kushtetutë, ku ka ligje dhe ku ka rregullore dhe ku ka afate dhe ku ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk mundesh me fol për marrëveshje politike në mëngjes, mbrëmje, sot, nesër, mbas një viti, para pesë viteve, pas 10 viteve. Marrëveshja politike është dashur të përmbyllet para se të certifikohet rezultati zgjedhor dhe ka mund të ndodhë. Ka mund të përmbyllet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Ne i kemi shkel të gjitha rregullat në fuqi deri më tash, prandaj çdo gjë çka është deklaruar rreth marrëveshjeve politike më nuk ka kuptim, kjo është vetëm një pretekst për ta shuar demokracinë në Kosovë, për ta abroguar demokracinë në Kosovë… Kemi hyrë në një kaos ligjor dhe në një anarki të plotë dhe qëndrimet tona para zyrës së ndërtesës së qeverisë dhe qëndrimet tona në seanca plenare të Kuvendit të Kosovës kanë për qëllim që ne ta ftojmë qytetarin e Kosovës që ta kupton që në Kosovë është përmbys rendi kushtetues, është përmbys demokracia dhe duhet të bëjmë çdo gjë brenda tij dhe jashtë tij që ta mbrojmë”, thekson Hoxhaj për Kosova Press.

Ai akuzon Kurtin se ka futur vendin në një situatë të rëndë institucionale, duke pretenduar se gjatë katër javëve të fundit në Kosovë është cenuar funksionimi demokratik dhe rendi kushtetues në shtet.

Hoxhaj tha se mungesa e një Kuvendi funksional dhe, sipas tij, mosrespektimi i Kushtetutës dhe i rregullave në fuqi, e kanë sjellë vendin në një situatë që ai e cilësoi si “kaos dhe anarki totale”.

Deputeti i PDK-së thotë se subjekti të cilit ai i takon do të vazhdojë aksionet politike për ta kundërshtuar këtë qasje të Kurtit dhe LVV-së.“Në këto katër javët e fundit ajo se çfarë ka ndodhur është që është shuar demokracia në Kosovë, më nuk jemi demokraci, se aty ku nuk ka parlament dhe parlamentarizëm nuk ka demokraci. Aty ku nuk respektohet Kushtetuta, vetëm demokratik nuk është vendi. Dhe aty ku nuk respektohet sundimi i ligjit dhe sundimi i ligjit nuk ka të bëjë vetëm me gjykatën dhe prokurorinë, sundimi i ligjit ka të bëjë me Kushtetutën, me rregullat në fuqi, me ligjet në fuqi. Aty ku nuk ka respektim të vendimit të ligjit, gjithashtu nuk ka demokraci. Asnjëherë nuk ka pasë ndonjë situatë më kritike në Kosovë sesa këto javët e fundit… Zoti i Kurti, në këto katër javët e fundit, e ka futur vendin në një anarki të plotë totale. Çfarë po dua të them është kjo, në katër javët e fundit ne nuk jetojmë më në rendin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të vitit 2008, po ne jetojmë në rendin e Albin Kurtit, i cili është kaos dhe anarki totale. Kuvendi do të duhej të konstituohet brenda një afati 30-ditor, sikurse është thënë, është sqaruar deri më tash, nuk ka pasë dhe nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë konstituimin e Kuvendit”, thotë ai.

Hoxhaj ka folur edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, duke shprehur pritjet e tij për vendimin përfundimtar.

Ai tha se pret që më 16 shtator drejtësia të japë verdiktin e saj dhe që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të kthehen në Kosovë.Sipas Hoxhajt, procesi gjyqësor tashmë është përmbyllur dhe, në vlerësimin e tij, gjatë gjashtë viteve të fundit nuk është paraqitur diçka serioze apo penalizuese që do t’i ngarkonte ish-krerët e UÇK-së.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u mbatën më 7 qershor.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i LVV-së, Albin Kurti, është takuar më 18 gusht me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Pas takimit, të dy thanë se ka vullnet të dyanshëm për ta zgjedhur president një figurë unifikuese dhe konsensuale. Të njëjtit nuk përmendën emra, por thanë se do të diskutojnë në organet e brendshme partiake dhe pastaj, në takimin e radhës, do të paraqesin emra konkretë për president. Ndërkohë, në këto diskutime nuk janë përfshirë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca./KP/

hoxhajkemiakuzon

Të ngjashme

Enver Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

Enver Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

10:13
Enver Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im!

Enver Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im!

22:22
Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë

Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë

17:18
Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues

Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues

10:17

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Ngrihet aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që kishte shërbyer në KFOR dhe partneres së tij serbe
  • 13:21Kurti: Armët po merren nga duart e kriminelëve serbë në veri
  • 13:21I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova
  • 12:35Aksion në Deçan, pesë persona ndalohen për bixhoz të paligjshëm
  • 12:25Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë