Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kamerat e qytetit “kapin mat” dy vozitës BMW në Gjilan, gjobiten nga Policia

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 15:56
Kamerat e qytetit “kapin mat” dy vozitës BMW në Gjilan, gjobiten nga Policia

Dy vozitës të automjeteve BMW X5, njëri me ngjyrë të kuqe dhe tjetri me ngjyrë të zezë, me targa vendore, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Njëri nga vozitësit ka drejtuar automjetin në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe nuk është ndalur në shenjën e dritës së kuqe në semafor, ndërsa vozitësi tjetër ka kryer tejkalim në vijë të plotë, në afërsi të vendkalimit për këmbësorë pranë rreth rrotullimit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Këto kundërvajtje janë identifikuar dhe dokumentuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të vendosura në qytet.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast janë identifikuar vozitësit dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij