Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në emër të kësaj partie ka propozuar në Kuvend ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mocioni ka kaluar me 79 vota për.

Kështu, kjo pikë renditet e 11-ta në rendin e ditës.