Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Shala si asnjëherë më parë është rrëfyer në emisionin “N’Demos”, me çrast shpalosi luftën e tij kundër armikut në shërbim të rrugës për liri e pavarësi. Në mesin e historive drithëruese që Shala ndau për shikuesit, në të cilat u përmendën edhe emra të njohur të UÇK-së, ishte edhe përballja e tij me policët serbë më 1994 në qendrën e Deçanit.
Emisionin e plotë mund ta shikoni këtu: LINKU
Ndonëse jo i përgatitur me armatim, Shala tregoi se brenda vetës gjatë momenteve të përballjes me ta, kishte atë që policët serbë nuk e kishin; dëshirën për të dalë triumfues kundër armikut.
