Të gjitha prokuroritë në vend kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për manipulim të votave.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula. Ajo ka theksuar se autorizimet janë dhënë për ato zona ku janë evidentuar dyshime për manipulim dhe ku procesi i rinumërimit ka përfunduar.
“Janë lëshuar autorizime nga të gjitha prokuroritë për grumbullimin e informatave në vendet ku ka dyshime për manipulim të votave dhe aty ku ka përfunduar rinumërimi,” ka deklaruar Pula.


