Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ismet Beqiri tregon se a do të jetë kandidat i LDK-së për deputet

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 20:30
Ismet Beqiri tregon se a do të jetë kandidat i LDK-së për deputet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht mbështetjes që ka marrë nga dega e partisë në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Në një reagim publik, ai ka falënderuar përkrahësit dhe ka theksuar se vendimi i tij nuk e ndryshon angazhimin brenda partisë

“Në këtë proces zgjedhor nuk do të jem kandidat për deputet, pavarësisht propozimit dhe mbështetjes së plotë nga dega ime e LDK-së në Kodrën e Trimave, Prishtinë”, ka thënë Beqiri.

Ai ka vlerësuar degën e LDK-së në këtë lagje si një nga më të fortat e partisë, duke e cilësuar si strukturë me histori dhe rezultate.

“Dega e I-rë Kodra e Trimave, bastion i LDK-së, ka histori, rezultate dhe krenari”, është shprehur ai.

Beqiri ka theksuar se mbështet plotësisht strukturat lokale në garën zgjedhore, duke shtuar se angazhimi i tij do të vazhdojë.

“Sigurisht, mbështetja ime është e plotë për strukturat e degës për fitore në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Në fund, ai ka ritheksuar lidhjen e tij politike dhe emocionale me partinë dhe lagjen.

“Zemra ime rrah për Kodrën e Trimave, Prishtinën, LDK-në dhe Rugovizmin”, ka thënë Beqiri, duke uruar sukses për strukturat e partisë në zgjedhje

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 22:33“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit
  • 22:32“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin
  • 22:15Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Ramadani: Përgjegjësinë duhet dhe do ta japin Haxhiu e Dehari
  • 21:56“Albin Kurti është baba i BUDALLËVE” – Bekë Berisha nuk kursehet