Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në ’99

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 15:52
“Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në ’99

Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, po dëshmon në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Hagë

Në këtë pjesë të dytë, Clark kujtoi momentet kyçe të vitit 1999 dhe theksoi se misioni i NATO-s kishte qenë i qatë. të ndalonte dhunën dhe spastrimin etnik ndaj popullsisë shqiptare.

“ Kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, i dhashë udhëzime të qarta gjeneralit Mike Jackson, duhej të siguronim paqen, të mos lejonim spastrim etnik. Dislokuam forca dhe bëmë gjithçka që kishim në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës,” deklaroi Clark.

Ai përshkroi situatën dramatike që kishte gjetur në terren pas luftës: njerëz që kishin humbur çdo gjë, familje të tëra që ishin përballur me frikë për jetën, shtëpi të plaçkitura dhe të djegura.

“Nuk e imagjinoni dhimbjen që kishin këta njerëz,” tha ish-komandanti, duke shtuar se edhe vetë aleatët e NATO-s nuk e kishin kuptuar plotësisht shkallën e vuajtjes së popullsisë civile.

Clark kujtoi edhe vizitën që kishte bërë në Prishtinë së bashku me Javier Solanën, ku, sipas tij, qindra mijëra qytetarë kishin dalë në rrugë për t’i përshëndetur.

“Ata na falënderonin sepse kishim larguar shtypjen e ushtruar nga forcat serbe. Ishin ndjenja të forta,” u shpreh ai.

Dëshmia e Clarkut konsiderohet një nga më të rëndësishmet për ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, pasi fokuson rolin e NATO-s dhe situatën humanitare në Kosovë gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999.

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët