Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Isa Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 12:29
Isa Mustafa: Kosova dëshmoi pjekuri institucionale me Ligjin për Specialen dhe presidenten

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka vlerësuar si një dëshmi të pjekurisë së lartë institucionale miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, si dhe zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës në postin e presidentes së Kosovës.

Në një prononcim për IndeksOnline, Mustafa ka thënë se vendimet e marra në Kuvend, përfshirë miratimin e ndryshimeve në ligj me më shumë se dy të tretat e votave dhe zgjedhjen e presidentes, përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm institucional.

“Miratimi nga Parlamenti me votë prej mbi dy të tretave i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale me seli në Hagë dhe zgjedhja e Presidentes së Kosovës , akademike Justina Shiroka Pula, është një pjekuri e lartë institucionale.”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Mustafa ka vënë në pah edhe numrin e votave me të cilat është zgjedhur presidentja, duke e cilësuar këtë si një tregues të mbështetjes së gjerë në Kuvend.

“Presidentja ka marrë 81 vota të Kuvendit, aq sa parashihen edhe për ndryshimet dhe miratimin e Kushtetutës. Është një personalitet me vlera të larta profesionale, intekektuale dhe njerëzore; ajo që në këto momente dhe jo vetëm në këto i nevojitet vendit tonë.”, ka theksuar ai.

Vlerësimi i Mustafës vjen në një moment të rëndësishëm institucional për Kosovën, teksa miratimi i ndryshimeve ligjore dhe zgjedhja e presidentes së re shihen prej tij si hapa që dëshmojnë funksionimin dhe pjekurinë e institucioneve të vendit.

mustafainstitucionaleligjin

Të ngjashme

Peci: Vetëm pas vendimit të 16 shtatorit u kujtuam për Ligjin e Speciales

Peci: Vetëm pas vendimit të 16 shtatorit u kujtuam për Ligjin e Speciales

08:59
“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

11:20

Më shumë nga Lajme

  • 18:10Dalja e parë publike e UÇK-së, Geci: Dukagjin e Drenicë ne jemi Kosovë e Shqipëri
  • 17:56Dalja e parë publike e UÇK-së,Daut Haradinaj: S’kisha uniformë, ma dha Musë Jashari
  • 17:52Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhunë
  • 17:46Murati për daljen e UÇK-së pa maska: Data nuk ishte rastësi, shpresohej për bashkim kombëtar
  • 17:43Në Smirë të Vitisë zbulohet shtatorja e ‘Nuses Dardane’