Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Isa Mustafa: Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021, ia bënë sherrin më të madh Kosovës

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 14:54
Isa Mustafa: Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021, ia bënë sherrin më të madh Kosovës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e mbytjes së balancave politike.

Sipas tij, dëmtimi që iu bë LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021 ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.

“Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021 ia bënë sherrin më të madh Kosovës,” është shprehur Mustafa.

Ai ka theksuar se konfigurimi aktual i forcave politike ka krijuar një situatë ku partia në pushtet mund të kandidojë formalisht dy emra për president, ndërsa opozita, sipas tij, nuk arrin të sigurojë votat as për një kandidat të vetëm.

“E sollën situatën që partia në pushtet formalisht mund të kandidoj dy kandidatë për president, ndërkaq partitë opozitare s’mund të bëjnë vota as për një. Këtu nuk duhet fajësuar Vetëvendosjen por ata që i ia krijuan fuqinë, me të cilën , të cilën e kanë problem ta menaxhojnë. Zgjedhja e presidentit apo presidentes varet nga partia e parë”, ka theksuar ai për Indeksonline.

Mustafa ka shtuar se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm LVV, por edhe atyre që, sipas tij, i krijuan asaj fuqinë aktuale, të cilën tashmë e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Në fund, ai paralajmëroi se zgjedhja e presidentit apo presidentes mbetet në dorë të partisë së parë dhe se, në varësi të kalkulimeve politike, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Sipas Mustafës, me raportet aktuale ndërmjet forcave politike, rrezikohet vetë balanca demokratike e vendit.

“Po të kenë vullnet e zgjedhin, nëse llogarisin se mund ta shkatërrojnë edhe më shumë opozitën, shkojnë në zgjedhje.”, shtoi ai.

Isa Mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte
  • 22:10Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit
  • 22:03Dy javë protesta kundër aktgjykimit të Speciales: Kush, çka po kërkon?