Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Intensifikohen përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, a po shmangen zgjedhjet e reja?

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 21:05
Intensifikohen përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, a po shmangen zgjedhjet e reja?

Nga java e ardhshme pritet të intensifikohen takimet e partive parlamentare për t’u pajtuar rreth zgjedhjes së kreut të shtetit. Këtë e paralajmëroi ditë më parë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Sot, në këtë frymë u deklarua edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke nënvizuar se partia që ai udhëheq nuk do të mbështesë një zgjidhje ku të gjitha pozitat kryesore të shtetit i takojnë një partie. Tutje, Abdixhiku ka konfirmuar se lidhur me këtë çështje është takuar edhe me Hamzën e PDK-së, ndërsa tha se kreu i AAK-së ka refuzuar takimin.

Ndërkohë që pritet të shihet se çfarë do të prodhojnë takimet mes partive parlamentare, njohësit e fushës vënë në pah se është koha të ndërmerren të gjitha masat për të shmangur zgjedhjet si opsion dhe përsëritjen e situatës së vitit të kaluar, e cila, përveç kostos financiare, mund të shkaktojë edhe ngecje të vendit në fusha të shumta.

“Kështu që, për diçka që ndodh herëdokur, më mirë është të ndodhë tash, në kuptimin politik, që të ndërmerren të gjitha masat. Nëse është e nevojshme të shpërndahet edhe pushteti, në kuptimin e një marrëveshjeje politike e cila është e pranueshme për të gjithë aktorët politikë, të krijohet një pozitë dhe opozitë e qëndrueshme dhe stabile, me numra të nevojshëm për të nënshkruar edhe marrëveshje ndërkombëtare. Kështu që unë nuk shoh ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm edhe pas zgjedhjeve të ardhshme, edhe nëse ato mbahen kah mesi i vitit, sepse nuk ka ndonjë mundësi reale që të prodhohet një ndryshim dramatik në skenën politike për të pasur ndonjë përmbysje që pastaj partitë tjera politike të mund të përcaktojnë dinamika të reja”, tha për RTK, Dorajet Imeri, profesor universitar.

“Shkuarja në zgjedhje jo vetëm që është iracionale, nuk është zgjidhje dhe nuk është korrekte, por është katastrofike dhe me pasoja bumerang, të dëmshme. Të pariparueshme janë pasojat në qoftë se edhe një cikël zgjedhjesh e imponon kjo klasë politike, për arsye të shumta dhe faktorë të shumtë, qofshin të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm”, deklaroi Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje, si fituese, siguroi 57 ulëse në Kuvend, numër ky i pamjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi për këtë proces nevojiten më së paku 80 vota.

presidenti

Më shumë nga Lajme

  • 15:352.11 milionë euro për banim social në Rahovec, Latifi tregon ku do të investohen paratë
  • 15:28Pritje deri në 30 minuta për dalje nga Kosova në Jarinjë, kolona 500 metra
  • 15:27Çështja e personave të zhdukur, Ambasada e Gjermanisë: Serbia të bashkëpunojë me Kosovën
  • 15:26E dhimbshme: Sot varroset i moshuari që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Lluzhan
  • 15:08Krim brenda familjes në Greqi: Shqiptari vret gruan me thikë para syve të fëmijëve